Guinness World Records bëri të ditur të premten se një chihuahua në Florida me emrin TobyKeith është qeni më i vjetër në botë që jeton, me moshën 21 vjeç e 66 ditë.
Gisela Shore nga Greenacres në Florida tha se ajo adoptoi TobyKeith nga një strehimore kur ai ishte vetëm disa muajsh.
"Unë isha një vullnetare në Peggy Adams Animal Rescue dhe një nga punonjësit më tregoi për një çift të moshuar që po përpiqeshin të dorëzonin një qenush sepse nuk mund të kujdeseshin më për të”, tha Shore për Guinness World Records.
"U takova me çiftin e të moshuarve dhe u njoha me një chihuahua të vogël. Ata e kishin quajtur Gjalpë Kikiriku. Më vonë ia ndryshova emrin në TobyKeith”, shtoi ajo.
Shore tha se ajo filloi të mendonte se TobyKeith mund të ishte qeni më i vjetër në botë kur ai mbushi 20 vjeç.
Guinness konfirmoi moshën e TobyKeith si 21 vjeç e 66 ditë më 16 mars të këtij viti, duke konfirmuar statusin e tij si qeni më i vjetër që jeton.
Edhe
Qeni më i vjetër në botë hyn në Guiness
Chihuahuat zakonisht jetojnë 12-18 vjeç.
Qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë ishte një qen bagëtish australian i quajtur Bluey. Qeni vdiq në moshën 29 vjeç e 5 muaj, më 14 nëntor të vitit 1939.