Një qen u zgjedh vitin e kaluar si qeni më i vjetër në botë, por së fundmi titulli iu tërhoq pasi Rekordi Guinness nisi hetim nëse të dhënat për të ishin të sakta.
Skyneës ka shkruar se bobi që jetonte në Portugali, thuhej se i kishte 30 vjet e 268 ditë kur u emërua më i vjetri, por kur ai vdiq, dikush dyshoi nëse të dhënat që ishin prezantuar, nuk përkonin me realitetin.
Ishte raportuar se ai vdiq në tetor të 2023-s në moshën 31 vjeçare e 163 ditë, por skeptikët kanë dyshuar pas sipas tyre, në disa fotografi qeni dukej me putra të bardha, e në disa të tjera me ngjyrë kafe.
“Derisa hetimi ynë po vazhdon, kemi vendosur t’i ndalojmë përkohësisht dy titujt e ‘qenit më të vjetër të gjallë’ dhe ‘qenit më të vjetër ndonjëherë’, vetëm derisa gjetjet tona të përfundohen”, thuhet në reagimin e Guinnessit.