Qeni më i vjetër në botë, i quajtur Bob, ka ngordhur të hënën.
Skynews ka shkruar se Bobi jetoi 31 vjet, ndërsa rekordin për jetëgjatësi ia kishte konfirmuar edhe Libri i Rekordeve Guiness.
Ai kishte lindur më 11 maj 1992, e ishte mbajtur nga pronari Leonel Costa në Portugali.
Costa ka shtuar se qeni kishte jetuar i qetë dhe në paqe larg qytetit, e kjo sipas tij, kishte ndikuar në jetëgjatësi.
Artikuj të ngjashëm