Kuriozitet

Hyn në librin e rekordeve botërore pula më e vjetër në botë

Pula

Pula e një gruaje në Teksas, është shpallur zyrtarisht si pula më e vjetër në botë, 14 vjet e 69 ditë, duke thyer rekordin botëror “Guinnes”.

Banorja e Little Elm, Sonya Hull, ka thënë se e ka çelur pulën në një inkubator personal në mars të vitit  2011.

Rekordet Botërore kanë konfirmuar moshën e pulës, dhe zyrtarisht i kanë dhënë titullin si pula më e vjetër në botë.

Pronarja e pulës ka thënë se ajo zakonisht e kalon kohën në lavanderi, porse lejohet të hyjë edhe në sallon, aty ku rrinë e gjithë familja.

Pula që deri tash e mbante rekordin për moshën e saj ka ngordhur më 25 dhjetor të vitit 2023 në moshën 21-vjeçare.

VIDEO: