Policia e Kuvajtit arrestoi një shtetas egjiptian, pasi postoi disa video në TikTok ku ankohej për temperaturat e larta dhe stuhitë e pluhurit.
Kuvajti është duke kaluar një vit tejet të nxehtë, me temperatura që arrijnë deri në 50 gradë Celsius. Pas raportimit për arrestimin e të riut nga Egjipti, “Gulf Neës” bëri të ditur se ai kishte depërtuar në vendin e tij të lindjes.
Në një video në rrjetin social, egjiptiani shprehet se është brenda një stuhie pluhuri dhe se nuk mund të shohë asgjë para tij.
“I bukur Kuvajti, mirë”, shprehet ai me ironi. Video u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku është parë me mijëra herë.
Pas lajmit të arrestimit, të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, duke e vlerësuar atë si cenim të lirisë së fjalës dhe keqtrajtim ndaj emigrantëve. \a2news
-
Vendi i pasur me naftë aplikon reduktime të rrymës
-
Arrestohet një turk në Lipjan, shpërndau materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
-
Kundërligjshëm deshi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane, lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet personi, videot e të cilit tek abuzon me fëmijë u bënë virale
-
Paraguai përballet me të nxehtin deri në 43 gradë celsius