Kuvajti i vogël dhe i pasur me naftë ka vendosur të aplikojë reduktime të energjisë elektrike në disa lagje të banuara, pavarësisht temperaturave të larta të verës në këtë vend në Lindje të Mesme, raporton agjencia "AP".
Agjencia shtetërore e lajmeve e Kuvajtit, “KUNA”, ka fajësuar “pengesat në furnizim me karburant” për reduktimet. Këto ndërprerje me furnizime kanë goditur disa termocentrale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat në Kuvajt të dielën kanë arritur deri 43 gradë Celsius. Meteorologët paralajmëruan se mund të ndihet sikur të jetë 53 gradë, ku po ashtu cilësia e ajrit nuk është fare e mirë.