Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRU “Gjakova” njofton për reduktime të ujit në disa zona

KRU Gjakova

Foto: Arkiv

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit në disa zona. 

Në një njoftim për media “KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve, konsumi i ujit të pijshëm është rritur ndjeshëm, ndërsa janë shtuar edhe rastet e keqpërdorimit të ujit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo situatë thuhet se ka krijuar vështirësi në furnizimin e rregullt, veçanërisht në zonat që furnizohen nga stacionet e pompimit dhe rezervuarët.

Me qëllim të sigurimit të furnizimit sa më të barabartë me ujë gjatë ditës për të gjithë konsumatorët, K.R.U. "Gjakova", thuhet se nga sot, do të aplikojë reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë gjatë natës, në intervalin kohor 22:00 – 06:00. 

Zonat që do të preken nga këto reduktime janë: Lipovec, Gërqinë, Demjan 1, Cermjan, Rahovec.

“Apelojmë tek të gjithë konsumatorët që ujin e pijshëm ta përdorin me përgjegjësi dhe vetëm për nevoja të domosdoshme, duke shmangur çdo formë të keqpërdorimit. Njëkohësisht, ekipet e K.R.U. ‘Gjakova’ Sh.A. do të jenë në terren dhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve të ujit do të ndërmerren masat përkatëse, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim.