kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina”, ka njoftuar se edhe sot do të ketë reduktime të ujit në Podujevë.
Reduktimet do të fillojnë nga ora 11:00 deri në 16:00.
Sipas njoftimit, kjo është duke ndodhur si pasojë e defektit në gypin që ndodhet në Shkabaj.
“Ju njoftojmë se për shkak të defektit në gypin me diametër Ø1200 mm në Shkabaj, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë edhe sot në Podujevë”, thuhet në njoftim.
Kjo është dita e dytë ku qytetarët e Podujevës po përballen me këtë situatë, meqënëse edhe dje kishin po të njëjtin problem.
Artikuj të ngjashëm
-
Dëmtimi i gypit në Shkabaj lë pa ujë edhe sot disa zona
-
Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, këto zona do të kenë reduktime
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës
-
ITU Shkabaj jashtë funksionit, reduktime uji në Prishtinë dhe rrethinë
-
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës