Policia e Kosovës ka njoftuar se në Viti ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandë me migrantë dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë.
Ai dyshohet se kundërligjshëm deshi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. I dyshuari është arrestuar të enjten ndërkohë që hetimet për këtë rast kanë filluar në korrik të këtij viti.
“Pas hetimeve të zhvilluara, më 10.10.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale thuhet se janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare.
I dyshuari thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
-
Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli, kërkohej nga autoritetet kroate
-
Rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
-
Kapen gjashtë shtetas të Bangladeshit në Viti, kishin hyrë ilegalisht në Kosovë
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Policia në kërkim të një burri në Gjilan, dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj