Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paraguai përballet me të nxehtin deri në 43 gradë celsius

Paraguai po përballet me temperaturat më të larta në histori të vendit.

Departamenti i meteorologjisë ka njoftuar se temperaturat kanë arritur në 40 gradë celsius.

Që prej ditëve të para të muajit janar, në shumë qytete të shtetit latin është thyer rekordi i temperaturave, të cilat kanë arritur deri në 43 gradë celsius.

Departamenti i meteorologjisë ka bërë të ditur se në vitet e fundit Paraguai është përballur më shpesh me mot ekstrem, përfshirë temperaturat e larta dhe stuhitë e fuqishme.

Departamenti ka njoftuar se mot të tillë ekstrem nuk ka regjistruar kurrë më parë, përveç në dy-tre vjetët e fundit.

Shteti gjithashtu është përballur edhe me thatësinë ekstreme.

Autoritetet në Paraguai kanë thënë se periudha mes viteve 2019-2022 ka qenë më e thata që prej vitit 1960.

Shkaku i thatësisë edhe shteti fqinj Uruguai ka deklaruar emergjencë agrikulturore në muajin tetor.

Vështirësi është raportuar edhe në furnizimin me ujë.

Artikuj të ngjashëm