Brazili ka regjistruar temperaturat rekorde prej 44.8 gradë celsius në ditët kur shteti latin po përballet me valën e të nxehtit ekstrem. Këto temperatura janë regjistruar në qytetin Aracuai në juglindje të shtetit brazilian Minas Gerais. Temperaturat ekstreme janë shkaktuar nga fenomeni El Niño dhe ngrohja globale. Meteorologët kanë parashikuar se temperaturat do të ulen në fund të javës.
Sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë, tri qytete braziliane kanë regjistruar temperaturat mbi 40 gradë celsius. Qyteti brazilian ka njoftuar se rekordi i mëparshëm i temperaturave ishte regjistruar në vitin 2005 me 44.7 gradë celsius.
Shkaku i temperaturave ekstreme janë regjistruar vetëm një muaj para se të nisë vera në hemisferën jugore. I nxehti ekstrem është shpeshtuar për shkak të ndryshimeve klimatike.
Sipas shkencëtarëve, në vitet e ardhshme valët e të nxehtit ekstrem do të jenë më të gjata dhe më të ashpra. Ndërkaq, bota së fundmi është nën fenomenin El Niño, gjatë të cilit temperaturat globale zakonisht ngrihen.
-
Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës
-
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria thyejnë rekordet historike të temperaturave
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Franca përjeton natën më të nxehtë në histori, shkon në 40 numri i të vdekurve
-
Evropa përvëlohet nga vala e të nxehtit