Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan është arrestuar një shtetas i Turqisë, pasi dyshohet se në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet në procedurë të rregullt
-
Shtetasi i huaj arrestohet në Lipjan për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
-
Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për ngacmim seksual
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual dhe posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë
-
Dyshohet për dhunimin e një të miture në Lipjan