Një shtetas i huaj është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Rasti, sipas raportit 24-orësh të Policisë, ka ndodhur në Lipjan më 11 nëntor.
Nga i dyshuari, raportohet se është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës.
“Një i dyshuar, shtetas i huaj është arrestuar për shkak se dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një turk në Lipjan, shpërndau materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
-
Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një person për materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Dyshohet për dhunimin e një të miture në Lipjan
-
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Lipjan