Fotografia e dy minjve duke luftuar për një thërrime në një metro të Londrës ka fituar çmimin prestigjioz për fotografinë më të mirë të jetës së egër - “Wildlife Photographer of the Year LUMIX People’s Choice Awards”, shkruan CNN.
Por fotografi i ri shpreson se ky çmimi i tij do të ndryshojë atë perceptim.
Fotografia e shkrepur nga Sam Rowley në stacionin “Squabble” është përzgjedhur si fituese e këtij çmimi nga më shumë se 48,000 fotografi të kafshëve të egra nëpër botë që ishin në garë, transmeton Koha.net. Votimin e këtij çmimi e ka bërë publiku.
Fotografia shfaq dy minj duke luftuar për një thërrime të bukës që ka mbetur në një stacion treni.
“Të gjithë e dinë për minjtë në nëntokë, por unë nuk mendoj se dikush i ka parë ato në atë dritë më parë”, tha Rowley. Këtë fotografi ai e shkrepi derisa po priste trenin në këtë stacion, shkruan CNN.
Përpos fituesit edhe katër fotografi tjera ishin të mrekullueshme: një orangutan pjesëmarrës në një shfaqje në Bangkok, dy jaguar duke kafshuar një anakonda në Brazil, një rinoqeront dhe një kangur ishin pretendentët tjerë për ta fituar këtë çmim.
-
“Dy minj duke luftuar për një thërrime”, në garë për fotografinë e vitit
-
Lufta mes dhelprës e brejtësit, fotoja më e mirë e botës së egër
-
Ariu polar i fjetur ia jep çmimin prestigjioz fotografit britanik
-
Fotoja me pinguinët e përqafuar duke ngushëlluar njëri-tjetrin fiton çmim
-
Arinjtë e turpshëm e hutat qesharak, fotografitë fituese të çmimit ‘Jeta e egër komike’