Fotografia e një ariu polar duke fjetur në një ajsberg i ka dhënë fotografit amator britanik Nimi Sarikhani çmimin “Fotograf i Vitit për jetën e egër”, shkruan BBC.
“Fotografia mahnitëse dhe prekëse e Sarikhanit na lejon të shohim bukurinë dhe brishtësinë e planetit tonë. Fotografia është kujtesë e fortë e lidhjes integrale midis një kafshe dhe habitatit të saj dhe shërben si një paraqitje vizuale e ndikimeve të dëmshme të ngrohja globale dhe humbja e habitatit”, ka thënë Douglas Gurr, drejtor i Muzeut të Historisë Natyrore.
Sarikhani e bëri foton në ditën e tretë të kërkimit të arinjve polarë në mjegullën e dendur të arkipelagut Svalbard të Norvegjisë.
Adhuruesit e fotove të kafshëve të egra dhe natyrës nga e gjithë bota votuan dhe zgjodhën këtë foto si më të mirën nga 25 të paraqitura. Katër finalistë të tjerë morën vlerësime të larta.
Fotografia do të ekspozohet në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër deri më 30 qershor.