Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arinjtë polarë përballë rrezikut për uri për shkak të shkrirjes së akullit

Disa arinj polarë përballen me urinë ndërsa akulli i Arktikut po shkrihet dhe ata nuk janë në gjendje të përshtaten me jetesën në tokë, kanë gjetur shkencëtarët.

Speciet ikonike të Arktikut zakonisht ushqehen me foka që i kapin mbi akuj.

Por, ndërsa akujt po zhduken në një botë më të ngrohtë, shumë arinj po shpenzojnë kohë të madhe në breg, duke ngrënë vezë zogjsh dhe bari, raportoi BBC. 

Megjithatë, ata shpejt humbasin peshë në tokë, duke rritur rrezikun për ngordhje.

Ariu polar është bërë gjallesë shumë e cenueshme nga kërcënimi i ndryshimit klimatik në Arktik.

Edhe Pinguinët po ngordhin nga shkrirja e akullnajave Kuriozitet Pinguinët po ngordhin nga shkrirja e akullnajave

Temperaturat e larta globale janë kërcënimi më i madh i arinjve polarë, ndërkohë detet e akullta të Arktikut janë kyçe për mbijetesën e tyre.