Zona e akullit përreth Antarktikës ka arritur nivele rekorde, me shkencëtarët që raportojnë se “nuk kanë parë kurrë situatë kaq ekstreme më parë”. Shtrirja e akullit pritet të tkurret edhe më shumë përpara se të përfundojë sezoni i shkrirjes së këtij viti.
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në shkrirjen e akullit në Arktik është i qartë në regjistrat që shkojnë pas në vitin 1979. Akulli i Antarktikut ndryshon nga viti në vit, gjë që e ka bërë më të vështirë të shihen efektet nga ngrohja globale, shkroi Guardian.
Megjithatë, humbje “të theksuara” të akullit në Antarktikë në gjashtë vjetët e fundit jep indikacione se nivelet rekorde të ngrohjes në oqean dhe ndryshimet në mot nënkuptojnë se krizat klimatike tashmë janë të dukshme.
Shkencëtarët veçse kanë qenë të shqetësuar për akullin antarktik.
“Nuk kam parë kurrë një situatë kaq ekstreme, të lirë nga akulli”, ka thënë Karsten Gohl nga Qendra për Kërkim “Helmholtz”.
Gohl ka shtuar se një zonë e madhësisë së Gjermanisë tani është tërësisht pa akull.
-
Antarktidës po i mungon një sasi akulli sa Argjentina –shkencëtarët nuk e dinë pse
-
Shkrirja e Arktikut alarmon shkencëtarët
-
Akulli unik 1.5 milionë vjet i vjetër shkrihet për të zbuluar misterin
-
Bërthamat e akullit të Antarktidës përmbajnë flluska ajri qindra vjeçare
-
Arinjtë polarë përballë rrezikut për uri për shkak të shkrirjes së akullit