Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kafsha më e rrezikshme në botë që sulmon edhe kur s’është e uritur

Arinjtë polarë konsiderohen më të rrezikshmit në botë. Këta grabitqarë konsiderohen speciet më të mëdha në tokë dhe rreziku i tyre është shumë i madh, sidomos në periudhën kur janë të uritur.

Nëse do të sulmoheshit nga një ari polar, njohësit e natyrës thonë se shanset për të mbijetuar do të ishin të vogla.

Gjatësia e tyre mund të shkojë deri në 10 metra dhe e mund të peshojnë deri në 700 kilogramë, shkruan "A-z-animals".

Kthetrat e tyre janë gati katër centimetra të gjatë, të mprehtë dhe forca e tyre është e jashtëzakonshme. Arinjtë polarë sulmojnë njerëzit për të njëjtën arsye që e bëjnë edhe arinjtë e tjerë.

Ata ndihen të kërcënuar ose duan t'i mbrojnë këlyshët e tyre. I vetmi dallim është që arinjtë polarë sulmojnë edhe kur nuk janë të uritur, pasi gjetja e ushqimit jo gjithmonë është e lehtë.

Edhe Arinjtë polarë përballë rrezikut për uri për shkak të shkrirjes së akullit Botë Arinjtë polarë përballë rrezikut për uri për shkak të shkrirjes së akullit

Disa njerëz që zgjedhin të jetojnë në Rrethin e Arktikut vendosen në kafaze çeliku që të mbrohen nga sulmet e mundshme.

Ekspertët rekomandojnë që nëse zgjidhni të shëtisni në hapësira ku jetojnë arinjtë polarë, do t'ju duhet një pushkë ose armë mbrojtëse.