Njohësit e kafshëve të egra në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) thanë se janë habitur me madhësinë e një ariu 1-vjeçar që u gjet në një lagje në Tucson.
Upi ka shkruar se ariu peshonte 15 kilogramë që konsiderohet si peshë e pazakontë për një moshë kaq të re, e ekipi i doli në ndihmë me strehim.
“Këlyshët e ariut në SHBA kanë lindur të gjithë afër janarit ose shkurtit”, thuhet në reagimin e Dave O’Connell, shef operativ i kopshtit.
“Ariu peshon 15 kilogramë, një ari 15 kile duhet të jetë katër ose pesë muajsh. Matematika nuk funksionon”, ka thënë zëdhënësi Mark Hart.