Autoritetet e New Yorkut e sekuestruan një aligator masiv që besohet se po mbahej në një shtëpi private nga viti 1990.
Mirror ka shkruar se zyrtarët policorë dolën në vendin e ngjarjes dhe kapën aligatorin 340 kilogramë dhe gati 4 metra të gjatë pranë një pishine.
Sipas njoftimit policor, pronari i shtëpisë i lejoi vizitorët, përfshirë edhe fëmijët të futeshin në ujë me zvarranikun pasi ishte i verbër në dy sytë dhe kishte komplikime të shtyllës kurrizore.
Atij i kishte skaduar licenca e mbajtjes së aligatorit nga 2021-a, që nënkupton se ai po mbahej ilegalisht. Rasti në polici u iniciua si “rrezik për publikun”, por pronari Tony Cavallaro ka thënë se me aligatorin e quajtur Alberti ka qenë që nga 1990-a dhe premtoi “se do të luftojë për kthimin e tij”.
“Unë nuk jam i rrezikshëm e as s’jam i pasigurt për njerëzit”, ka shtuar ai.
Aligatori i madh është dërguar në një qendër kujdesi.