Autoritetet e Pensilvanisë po përpiqen ta neutralizojnë një aligator që u pa ditë më parë në mes të lumit. Upi shkroi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e kafshëve të egra, në përpjekje për ta hequr atë.
“Ishte në breg, pastaj u zhvendos në ujë. Padyshim se nuk e shohim atë këtë në Kiski”, deklaroi Mark Tanis, që u lëshua me kajak dhe pa zvarranikun që shfrytëzon edhe ujin për lëvizje.
Autoritetet u kanë bërë thirrje vendasve të zonës Avonmore që nëse e hasin aligatorin, të lajmërohen pasi ai di të shkaktojë rreziqe.
“Mos prisni tre orë. Mos prisni katër. Ne duhet të dimë saktë vendndodhjen e atij në rast se duam ta kapim”, thuhet në reagim.
Ende s’dihet kah erdhi ky aligator pasi në Pensilvani kafshët e tilla janë të ligjshme për t’u mbajtur me pronarë.