Një grup gjuetarësh kanë kapur aligatorin më të gjatë ndonjëherë në historinë e Mississippit.
Aligatori peshon 364 kilogramë dhe është 4.3 metra i gjatë, duke e thyer rekordin e mëparshëm, ka thënë Departamenti për Kafshët e Egra, Peshkimit dhe Parqe.
Pasi e kapën, gjuetarët shkrepën një foto duke e mbajtur atë në duar, raportoi AP.
Sezoni i gjuetisë së aligatorëve në Mississippi hapet në të premten e fundit të gushtit çdo vit. Në vitin 2023, ky sezon përfundon më 4 shtator.