Një ari është filmuar diku në Indi, e ky lloj po konsiderohet tepër i rrallë.
NDTV ka shkruar se ariu i kaftë tibetian u fotografua në Sikkim, por nuk është bërë e ditur asgjë tjetër, përpos që një i tillë rrallë shihet në ato zona.
Gjithëngrënësi jeton në pyje alpine në lartësi të mëdha, livadhe dhe në stepa. Është një nga nëngrupet më të rralla të arinjve në botë dhe tepër rrallë shihet në natyrë. Vetëm disa janë parë në Nepali, Butan dhe në rrafshnalta tibetiane.

Ky lloj ariu konsiderohet shumë i rrezikshëm.
Është bërë thirrje që të eksplorohet një ari i tillë.
Artikuj të ngjashëm