Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ariu gjigant tentoi t’i futej amerikanes në shtëpi

Kamerat e sigurisë filmuan një ari të madh që tentoi të futej në shtëpinë e një gruaje në Uashington, ka njoftuar Upi.

Në pamjet e publikuara shihet ariu i murrmë që iu afrua derës së pasme të gruas në North Bend, por ai nuk shkaktoi shumë telashe.

“Videoja është krejtësisht argëtuese, por edhe më shqetëosn pak nëse zgjohem me një ari afër meje”, ka thënë Amy Holt.

Ajo ka njoftuar se zona ku jeton është rurale dhe është e kuptueshme të ketë vizita të tilla nga arinjtë.