Gina Helsel nga Florida bashkë me qenin e saj Stewart “janë befasuar nga vizita” e një ariu.
Ata hasën në një ari derisa ishin duke dalë nga shtëpia herët në mëngjes.
Helsel i tha BBS-së se një ditë më vonë ajo pa videon e kapur nga kamera e saj e vendosur në zilen e derës.
"Fëmijët e mi po qanin. Ata thoshin 'mami, ti për pak vdiqe' Por pastaj, ata filluan të qeshnin", ka treguar Helsel.
Që atëherë ajo ka thënë se ka marrë një kamerë të re sigurie me sirenë, si masë sigurie.