Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Dy minj duke luftuar për një thërrime”, në garë për fotografinë e vitit

Fotografia e dy minjve duke luftuar për një thërrime në një metro të Londrës është pjesë në mesin e shumë fotografive të jetës së egër që po garojnë për çmimin “Wildlife Photographer of the Year LUMIX People’s Choice Awards”, shkruan CNN.

Një leopard duke u larë në diell, si dhe këlyshët e ariut polar duke luajtur në prehrin e nënës së tyre, janë pjesë e garës në mesin e 25 fotografive në total - të zgjedhura online nga 48,000 njerëz nga 100 shtete, transmeton Koha.net.

Fotografi të tjera nxjerrin në pah mënyrën sesi njerëzit shfrytëzojnë kafshët, duke përfshirë një orangutan me doreza boksi.

{gallery}

Fansat e fotografive të jetës së egër nga e tërë bota mund të votojnë për fotografinë që pëlqejnë në këtë garë, e cila do të mbyllet më 4 shkurt të vitit të ardhshme dhe në të njëjtin muaj do të shpallet edhe fotografia fituese.

Edhe Fotografia me “dy minj duke luftuar për një thërrime” fiton çmimin prestigjioz Kuriozitet Fotografia me “dy minj duke luftuar për një thërrime” fiton çmimin prestigjioz

Kjo garë është zhvilluar dhe prodhuar nga Muzeu i Historisë së Natyrës, në Londër. Po ashtu, kjo garë organizohet çdo vjet dhe këtë vit po zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë Panasonic në Britani të Madhe.

Votoni këtu.