As temperaturat e ulëta në dimër nuk e ndalin Arian Mavriqin që të fotografojë faunën në Kosovë. Edhe këtë janar ai realizimin e fotografive e bën në Anamoravë. Në Komunën e Ranillugut, katër kilometra larg Kamenicës, Ariani po kërkon që të zërë në objektivin e tij kafshë e shpezë të ndryshme.
Tash e shtatë vjet Mavriqi nuk ndalet duke dalë në terren bashkë me adrenalinën që i sjellë fotografimi i botës së egër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPuna e tij nuk është e lehtë, disa prej shpezëve janë më të lehtë për shkrepje e të tjerë jo.
Përveç botës shtazore, ai me aparatin e tij profesional ka fotografuar edhe disa kafshë të egra.
“Wildlife” kërkon që një fotograf t’i ketë me vete pajisjet e duhura ndër to edhe veshja.
Edhe pse kanë kaluar vite prej kur e ka filluar këtë hobi, Mavriqi e përjeton të njëjtin emocion në momentin kur përballet me ndonjë shpend ose kafshë.