Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Brenda jahtit superluksoz të CR7

Pas përfundimit të përvojës në Euro 2020, ku Portugalia kampione në fuqi, u eliminua në fazën e 1/8 s ë finales, Cristiano Ronaldo, po kalon disa ditë pushimi në vendlindje.

Sulmuesi portugez është rikthyer atje me jahtin superluksoz që kushton mbi 6,5 milionë euro.

Jahti 26 metra i gjatë, u ble nga CR7 vitin e kaluar dhe këtë verë e gjithë familja Ronaldo po e shijon në maksimum.

Jahti ka pesë kabina dhe 6 tualete. Gjithashtu, ka një kuzhinë moderne dhe dy “zona relaksimi”.

Me motor 1.900 kuaj fuqi, jahti arrin shpejtësi deri në 51 km/h. I gjithë mjeti është ndërtuar me fibra karboni dhe peshon 93 tonë. \a2news

{gallery}

 

Artikuj të ngjashëm