Conor McGregor e ka rimarrë veten shpejt pas dëmtimit të këmbës që pësoi në meçin e fundit në UFC dhe ka prezantuar jahtin superluksoz Lamborghini, që e ka blerë për 3 milionë euro.
Irlandezi ka postuar një foto në Instagram të mjetit lundrues duke shkruar: “Jahti im Lamborghini është gati”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi, që mendohet se vetëm vitin e kaluar realizoi një fitim neto prej 48 milionë eurosh, e bleu jahtin nga kompania italiane në tetor të vitit 2020. Ai u bë kështu pronari i një prej 63 varkave të prodhuara nga Lamborghini.
Skafi 24-tonësh është 20 metra i gjatë dhe vihet në lëvizje nga dy motorë me 12 pistona, përkatësisht me nga 2 mijë kuaj fuqi, të cilët mund të arrijnë një shpejtësi në det deri në 70 milje në orë.
Jahti ka një dizajn futurist, edhe pse është frymëzuar nga Lamborghini Miura dhe Countach, veturat ikonë të prodhuara në vitet 1960 dhe 1970. \a2news
{gallery}