Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Superjahti i Jordanit me fushë basketbolli

Legjenda e Chicago Bulls, Michael Jordan, është pronar i një superjahti luksoz.

Jordan po shijon pensionimin e merituar në jahtin e quajtur “Lumturi”.

58-vjeçari e bleu mjetin luksoz lundrues në vitin 2019 për rreth 80 milionë dollarë, ndërsa ka në pronësi edhe një varkë peshkimi që vlen rreth 8 milionë dollarë. Udhëtimin e parë Jordan e bëri për në ishullin St. Barts në Karaibe.

Brenda jahtit ka disa ambiente relaksuese, si një jakuzi, palestër, dhomë ngrënieje fantastike, por nuk mund të mungonte edhe një fushë basketbolli, në mënyrë që Jordan dhe miqtë e tij të kujtojnë ditët e arta kur dominonin në fushat e NBA-së.

Në vitin 2015, Jordan u bë i pari miliarder nga bota e sportit, ndërsa vijon të fitojë rreth 160 milionë dollarë në vit nga marrëveshjet me kompaninë Nike.

Jahti 70 metra i gjatë ka 8 dhoma, ku mund të qëndrojnë deri në 12 persona dhe 19 pjesëtarë të ekuipazhit. Kostot e mirëmbajtjes janë rreth 800 mijë dollarë në javë. /a2

{gallery}

Artikuj të ngjashëm