Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fanella e Jordanit shitet për mbi 10 milionë euro

Basketboll

Fanella e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, është shitur për 10.5 milionë euro në ankand, dhe i takon kohës kur luante në sezonin e tij të fundit me Chicago Bullsin. 

Ai e mbajti veshur atë fanellë në ndeshjen e tretë në finalen e ligës NBA në vitin 1998. 

Jordani e ndihmoi Bullsin të fitonte 4:2 në seri dhe e siguroi titullin e gjashtë në NBA. 

Ai është shpallur “lojtari më i vlefshëm” në të gjitha finalet e fituara.