Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Jahti i parë “Lamborghini”

Do të futet në histori si jahti i parë ”Lamborghini”. Jahti motorik i lindur nga partneriteti midis kompanisë Lamborghini dhe Tecnomar, do të nisë së prodhuari për pak javë, shkruan vanityfair.it të mërkurën.

Pika fillestare në të cilën po punojnë të dy qendrat e stilit, është hibridi super sportiv ”Lamborghini Sian FKP 37”.

Tecnomar dhe Lamborghini dëshirojnë të përfaqësojnë pararojën e anijeve.

Një qëllim që mund të arrihet falë zgjidhjeve inovative inxhinierike dhe një dizajni unik e të veçantë.

Prania e dy motorëve ”MAN V12-2000HP” do të garantojë që jahti motorik të arrijë shpejtësi prej 60 nyjesh. Do të jetë anija më e shpejtë në flotën Tecnomar të ”The Italian Sea Group”.

Qëllimi numër një është plotësimi i nevojave të koleksionistëve dhe atyre që duan të përjetojnë detin. Përdorimi i fibrave të karbonit, një element tipik i veturave Lamborghini, garanton klasifikimin në rangun e varkave me një peshë maksimale prej 24 tonësh.

Edhe Jahti fluturues po bëhet gati në Itali Auto Jahti fluturues po bëhet gati në Itali

Jahti Lamborghini do të jetë sportiv dhe me gjatësi 19 metra.

Forma e tij do të “frymëzohet” nga veturat e krijuara nga Marcello Gandini Lamborghini ”Miura” dhe ”Countach” gjatë viteve ’60 dhe ’70. \ Ata