Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo blen një dhomë oksigjeni për të mbajtur veten në formë

Cristiano Ronaldo ka blerë një dhomë oksigjeni të teknologjisë më të re, për të mbajtur formën e tij trupore.

Superylli i futbollit mund të thithë ajër të pastër drejt në plazmën e gjakut nga komoditeti i shtëpisë së tij, duke ndihmuar në riparimin e indeve të dëmtuara, shkruan “The Sun”.

“Të gjithë e dinë se Cristiano është një fanatik fitnesi dhe është plotësisht i përkushtuar për të qenë në formënmë të mirë që mund të jetë. Ai ka përdorur dhoma oksigjeni më parë në karrierën e tij, por nuk është lehtë të gjenden në Britani kështu që ka vendosur të blejë një dhe ta vendosë në shtëpinë e tij. Do të thotë se nëse ndonjëherë ndjen ndonjë jokomoditet atëherë mund ta shfrytëzojë dhomën. Ka arsye pse ai humb shumë pak ndeshje shkaku i lëndimeve”, ka thënë një burim.

Sulmuesi portugez ka makinën e terapisë me oksigjen (HBOT) në shtëpinë e tij në Cheshire.

Në vitin 2016, ai kishte përdorur një makinë të tillë në Ibiza për t’u rikuperuar më shpejt nga një lëndim i gjurit që kishte marrë në finale të Evropianit atë vit.

Tetorin e kaluar Ronaldo kishte marrë në apartamentin e tij edhe një dhomë akulli në vlerë 50 mijë funte.