Futboll

Ronaldo tregon dashurinë për shtetin e tij në mënyrë të veçantë

Cristiano Ronaldo

Superylli i futbollit, 40-vjeçari Cristiano Ronaldo, ka shfaqur edhe një herë tjetër dashurinë për shtetin e tij, Portugalinë, por tani në një mënyrë të veçantë. 

Para ndeshjes kualifikuese për Botëror të shtunën ndaj Irlandës, sulmuesi portugez ka folur edhe për të ardhmen e tij, ndërsa ka treguar ekskluzivisht se do të donte të ishte i angazhuar vetëm te Portugalia. 

“Jam lojtar i Portugalisë për 22 vjet. Mendoj se kjo flet vet, pasionin që e kam kur e vesh këtë fanellë, kur fitoj trofe, kur luajë për përfaqësuesen. Shpesh them, nëse do të mundja, do të luaja vetëm për përfaqësuesen, dhe jo për ndonjë klub. Do të ishte arritje e veçantë për mua”, ka deklaruar Ronaldo të enjten, shkruan “Nau.ch”. 

Ronaldo ka 223 paraqitje për Portugalinë dhe 141 gola të realizuar. 

Ai ka shtuar se dëshiron të jetë pjesë e Portugalisë edhe për disa vjet të tjerë. 

Ronaldo aktualisht është futbollist i Al Nassr dhe ka kontratë deri në vitin 2027.