Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Lirohet nga akuzat Dragan Ristiq, i akuzuar për krime lufte në Gjakovë

gjykim

Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se nuk është provuar se i akuzuari Dragan Ristiq e ka kryer veprën për të cilën i vihej në barrë. Për vendimin nga Prokuroria Speciale kanë thënë se do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në shkallën e dytë

Aktgjykim lirues ka shpallur Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Dragan Ristiqit i akuzuar për krime lufte në Gjakovë gjatë periudhës 1998-99.

Sipas aktakuzës, Ristiq ngarkohej se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore e ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime fizike e psikike, si dhe vjedhje të pasurisë të popullsisë civile shqiptare.

Por sipas vendimit të gjykatës nuk është provuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër. 

“Nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i akuzuari ka qenë pjesëtar i forcave serbe, sikurse që nuk është vërtetuar se ai ka marrë pjesë në kryerjen e këtyre veprimeve”, ka thënë Rrahman Beqiri, kryetar i Trupit Gjykues. 

Beqiri, në arsyetimin e vendimit tha se as dëshmitarët nuk e kanë parë të akuzuarin Ristiq në vendin e ngjarjes.

“Dëshmitarja Florije e përshkruan në tërësi ngjarjen, përfshirë edhe pjesën te ura e Islam Begës, por nuk e përmend se këtu ka qenë i akuzuari. As në deklaratën e dhënë në polici më 2025 nuk e përmend të akuzuarin, vetëm i përshkruan dy persona njëri më i ri e tjetri më i vjetër. Pastaj në bazë të albumit në fotografi e identifikon si njërin nga këta persona të akuzuarin”, ka sqaruar Beqiri.

Edhe Lirohet nga akuza për krime lufte, Dragan Ristiq Arbëri Lirohet nga akuza për krime lufte, Dragan Ristiq

Gjatë shpalljes së aktgjykimit nuk ishte i pranishëm i akuzuari Ristiq, derisa gjykata mori vendim që atij t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

E nga Prokuroria Speciale kanë thënë se do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në shkallën e dytë.