Është liruar nga akuza i pandehuri Dragan Ristiq për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
I pranishëm në seancë nuk ishte i akuzuari.
Kryetari i trupit gjykues Rrahman Beqiri tha se të Ristiqit i ndërpritet masa e paraburgimit sot me datë 18.03.2026.
Gjyqtari Rrahman Beqiri tha se nga të gjitha provat Gjykata nuk ka arritur të vërtetojë se kryes i kësaj vepre penale është Ristiq.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 27 qershor 2025, Dragan Ristiq akuzohet se gjatë periudhës 1998–1999, në kohën e luftës në Kosovë, në territorin e qytetit të Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare, ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime fizike dhe psikike, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.
Sipas aktakuzës, më 10 maj 1999, në rrugën “Bajram Curri” në Gjakovë, pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ku bënte pjesë edhe i pandehuri, të uniformuar dhe të armatosur, të ndarë në grupe të ndryshme, kishin hyrë me dhunë në shtëpinë e M.D., ku po qëndronin M.D., Dukagjin Dyla, bashkëshortja e tij, një fëmijë, si dhe dy të strehuarit C.H. dhe I.L.
-
Lirohet nga akuzat Dragan Ristiq, i akuzuar për krime lufte në Gjakovë
-
Supremja lë në fuqi paraburgimin për Ratko Kragoviqin, i akuzuar për krime lufte
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut
-
15 vjet burgim për Kostiqin e 7 për Miloviqin, të akuzuar për krime lufte në Vushtrri
-
Krime lufte në Vushtrri: Burgim me 15 vjet për Kostiqin dhe 7 për Miloviqin