Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Është arrestuar një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut, njoftoi Prokuroria Speciale. 

A.D. u arrestua të shtunën për krime kundër popullsisë civile gjatë luftës.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Së fundmi, autoritetet shtetërore e kishin arrestuar një ish-pjesëtar të forcave serbe, me dyshimin se ishte përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.

Arrestimi i tij, më 23 mars, erdhi pak ditë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99. Zoran Kostiqin u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Miloviqin me 7 vjet burgim.

Edhe Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik Kronikë Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.