Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nick Cannon shtrohet në spital, kërkon lutje nga fansat pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Nick Cannon

Prezantuesi dhe këngëtari amerikan Nick Cannon është shtruar në spital, ndërsa vazhdon betejën e tij me sëmundjen autoimune Lupus.

46-vjeçari, i njohur nga emisioni “The Masked Singer”, ka kërkuar lutje nga fansat përmes një postimi në Instagram, të publikuar të premten, më 20 nëntor 2026.

“Lutuni për mua, njerëz. Kjo botë mund të të marrë shumë energji”, ka shkruar Cannon, duke e shoqëruar postimin me simbolin e lutjes dhe hashtagun #LupusWarrior.

Ai nuk ka treguar arsyen e saktë të shtrimit në spital, por ka publikuar edhe një video të një aparati për skanim CT, duke lënë të kuptohet se po i nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore.

Cannon u diagnostikua me Lupus në vitin 2012, pasi ishte shtruar në spital për shkak të problemeve me veshkat dhe mpiksjes së gjakut në mushkëri. Në vitet në vijim, ai ka folur hapur për vështirësitë që i ka shkaktuar sëmundja dhe ndryshimet që është detyruar të bëjë në stilin e jetesës.

Në vitin 2022, ai publikoi një video ku dokumentonte rrugëtimin e tij shëndetësor, duke treguar se si kishte ndryshuar ushqimin dhe rutinën e përditshme për të përmirësuar gjendjen fizike.

Ndërkohë, Cannon është baba i 12 fëmijëve dhe së fundmi ka hapur dyert e jetës së tij familjare për publikun përmes reality show-t të ri të Netflix, “Raising the Cannons”.