Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpallet i pafajshëm ushtari i FSK-së që u akuzua për përdhunim në Britani të Madhe

FSK

Foto: Ilustrim

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bali Hoxha, është shpallur i pafajshëm për akuzën për përdhunim në Britani. 

Për këtë ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës e cila ka bërë të ditur se vendimi është marrë të hënën, më 16 nëntor, në Gjykatën Crown Court në Norwich. 

“Gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. 

Në nëntor të vitit të kaluar BBC pati shkruar se Hoxha ishte pjesë e kampit West Tofts në Thetford, Norfolk, dhe akuzohej për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje. 

Hoxha ishte kontraktuar për të trajnuar ushtarë ukrainas në terrenin stërvitor të Ushtrisë Britanike pranë Thetfordit, në bazë të një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes.