Një ushtar nga Kosova që ndihmon në trajnimin e personelit të ushtrisë ukrainase ka mohuar tri akuza për vepra seksuale në Britani të Madhe.
Bali Hoxha, 28 vjeç, që ishte pjesë e kampit West Tofts në Thetford, Norfolk, akuzohet për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, shkruan BBC.
Sulmi i pretenduar ndodhi përgjatë një shtegu këmbësorësh midis rrugës Prince of Wales dhe qendrës tregtare Riverside Retail Park, rreth orës 23:30 më 17 shtator, në Norwich.
Hoxha është dërguar në paraburgim nga Gjykata e Kurorës në këtë qytet deri në fillimin e gjyqit më 7 prill, i cili pritet të zgjasë pesë ditë.
Hoxha është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por është kontraktuar për të trajnuar ushtarë ukrainas në terrenin stërvitor të Ushtrisë Britanike pranë Thetfordit, në bazë të një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai konfirmoi vetëm emrin gjatë paraqitjes në gjykatë, por avokati mbrojtës Jonathan Goodman ka thënë se, ndonëse anglishtja e tij ishte e mjaftueshme për seancën e pranimit të fajësisë, do të kërkohej një përkthyes në gjuhën shqipe për gjyqin dhe për çdo seancë ndërmjetëse.
Edhe
Shtetasi britanik arrestohet në lidhje me incidentin pranë bazës RAF Fairford
Gjithashtu, tre dëshmitarë, që janë po ashtu pjesëtarë të FSK-së, do të kenë nevojë për përkthyes kur do të mbahen seancat.
Gjykatës iu tha se ka gjasa që ata dëshmitarë të jenë të angazhuar në Kosovë në kohën e gjyqit, por FSK-ja do t’i lirojë për të marrë pjesë në seancë.
Në një përgjigje për KOHËN, FSK-ja ka thënë se ka vepruar në bazë të akteve ligjore dhe e ka suspenduar ushtarin.
-
Njëri nga pesë të arrestuarit nën dyshimin për komplot me bombë në Britani kishte lajmëruar policinë
-
Pesë të arrestuar nën dyshimin për terrorizëm pranë një baze ajrore amerikane në Britani
-
Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë
-
Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht dikë në prill