Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht dikë në prill

Arrestim

Është arrestuar një i dyshuar për sulm seksual në Fushë-Kosovë. 

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur më 12 prill dhe i dyshuari kishte ikur. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se më datë 12.04.2026 kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes”, thuhet në raportin e PK-së.