Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq shkrimtari dhe dramaturgu, Fadil Kraja

Shkrimtari dhe dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja u nda sot nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga Teatri “Migjeni” në Shkodër, i cili i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve.

Fadil Kraja ishte autor i njohur këngësh. Fadil Kraja përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Filologjisë. Për shumë vite punoi si mësues i letërsisë në shkolla të mesme dhe më vonë pedagog i letërsisë së huaja në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Nga viti 1972 gjer më 1992, shkrimtar në profesion të lirë duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë. Pastaj me radhë ka botuar vëllimet poetike “Melodi malësore”, “Jehona malesh”, vëllimet me tregime “Kandidatja e fundit”, “Fajin e kishte Besa”.

Mbi 40 drama dhe komedi të shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diaspore. Mes tyre: “Fisheku në pajë”, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbërit”, “Djem të mbarë”, “Çështja e Blertës”, “Flamur në dasëm”, “Rozafa”, “Kur flasin zemrat”, “Luani i shtëpisë”, “Çështje familjare” si dhe shumë drama për fëmijë, librete operash, operetash.

Edhe Vdiq shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë Arbëri Vdiq shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë

Kontributi i tij është çmuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.

Homazhet për Krajën do të zhvillohen në hollin e teatrit “Migjeni”./atsh