Fadil Rugova, pedagog, profesor dhe veteran i arsimit në Kosovë, ka vdekur të mërkurën në Prishtinë.
Ai është lindur në Durrës në vitin 1935. Ka qenë ndër mësuesit e parë të shkollave shqipe, pas Luftës së Dytë Botërore në rajonin e Pejës. Shkollën Normale e ka kryer në Prishtinë, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Shkupit, në drejtimin e pedagogjisë.
Gjatë karrierës së tij ka shërbyer si drejtor i Shkollës Normale në Pejë dhe më vonë edhe si këshilltar arsimor në Entin për Arsim dhe Pedagogji të Prishtinës. Më 6 tetor 1990, ai është larguar dhunshëm nga puna, në një periudhë të vështirë për arsimtarët shqiptarë në Kosovë.

Fadil Rugova ka lënë pas vetes bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë, si dhe pesë nipër e mbesa.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi do të mbahet të premten, më 24 tetor 2025, në varrezat e Prishtinës, nga ora 15:00. Kurse e pamja mbahet të shtunën dhe të dielën më 25 dhe 26 tetor në Hotelin Grand, prej orës 09:00 deri në ora 16:00.