Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Studentët e pikturës u prezantuan në ekspozitë të përbashkët

Në muret e “Shtëpisë së Evropës” në kryeqytet, janë ekspozuar veprat e artistëve të rinj. “Unifikimi”, titullohet ekspozita e përbashkët e studentëve të pikturës.

Dymbëdhjetë artistët e rinj, për realizimin e këtyre veprave, janë inspiruar nga përjetimet personale dhe ndodhitë e përditshme, raporton “Express” i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Profesoresha dhe piktorja Zake Prelvukaj, thotë se unifikimin e këtyre studentëve e përbën individualiteti krijues.

Shkamb Jaka, njëri nga studentët e pikturës në Fakultetin e Arteve, thotë se inspirim i pikturave të tij është gjendja psikike e njeriut.

Ulpiana Kurtaj, në veprat e saj, ka gërshetuar stile të ndryshme.

Ekspozita “Unifikimi” është një bashkëpunim i Shtëpisë së Evropës dhe Fakultetit të Arteve – Dega e Arteve Figurative, që ka për qëllim ofrimin e hapësirës promovuese dhe ekspozuese për artistët e rinj.