Sonte në “Express” zhvillojmë bisedë me tre artistë të rinj, Renea Begolli, Kreshnik Arifi dhe Lumturie Krasniqi. Ata njëherësh janë laureatët e edicionit të parë të programit të rezidencës në partneritet me “Cité internationale des arts” në Paris. Bashkë do të shpalosin detaje rreth punës së tyre të re që prezantohet të premten në Galerinë Kombëtare “Qafa”, në kuadër të ekspozitës “Shtëpi”.
Po ashtu sjellim material nga skena e artit. Ekspozita e parë e organizuar në kuadër të programit “Pop-Up Art Week”, me titull “Mohuar”, ka ndriçuar historinë e grave të cilat ndonëse arsimi fillor ishte bërë i detyrueshëm në fillim të viteve ’60, nuk e kanë parë kurrë bankën e shkollës.
Përveç tjerash nuk mungojnë as lajmet nga skena botërore e showbizit me protagonistë si, Leonardo DiCaprio, Taylor Swift dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Shtëpi” me pyetjet e dilemat e artistëve të rinj që ia mësynë Parisit
-
“Shtëpi” hap dyert për treshen e radhës në Paris
-
Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet
-
Qyteti utopik për Evropën realitet
-
“Gjurmë të grafikës” nxjerr nga thesaret edhe vepra të papara shqiptare, sonte në “Express”