Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Dekonstruksion” përplas të kaluarën dhe bashkëkohoren

Krahasimi dhe kontrasti mes ideve bashkëkohore dhe shembujve historikë, ka qenë inspirimi për artistët më të rinj të vendit.

Studentët e Fakultetit të Arteve, së bashku me profesoreshën dhe kuratoren Majlinda Kelmendi, kanë realizuar ekspozitën e përbashkët, të titulluar “Dekonstruksion”, transmeton emisioni Express në KTV.

Të realizuara në stile të ndryshme, pikturat e studentëve janë ekspozuar në hapësirën e Muzeut Kombëtar të Kosovës. Ideja dhe koncepti pas këtyre veprave, i bën ato edhe më të veçanta.

Suad Rama, profesor në Fakultetin e Arteve, e vlerëson sinqeritetin e shprehur në veprat e studentëve.

Evoluimi i ideve e koncepteve artistike, ndër vite, është shprehur në mënyra të ndryshme.

Studentët e artit, kanë zgjedhur teknika e stile të ndryshme, për të paraqitur të kaluarën me ide bashkëkohore.

Ekspozita “Dekonstruksion” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 17 nëntor.

Artikuj të ngjashëm