CODEX do të quhet emisioni më i ri i KTV-së, i cili do t'i kushtohet librit.
Përmes intervistave dhe kronikave nga bota e librave, CODEX do të jetë një pistë televizive përmes të cilës do të flitet për tema dhe fusha të llojllojshme nga historia, filozofia dhe letërsia dhe deri te aktualiteti social shqiptar dhe global.
Emisioni CODEX do të nisë të transmetohet së shpejti, ndërkohë që për të qenë të informuar për të, mund ta pëlqeni faqen e emisionit në Facebook: CODEX - Kohavision. https://www.facebook.com/CODEX-Kohavision-207296669765208/