Sociologja dhe diplomatja Ulpiana Lama, do të jetë mysafirja e parë e emisionit CODEX në KTV.
CODEX, që do të nis të transmetohet të dielën e 14 majit prej orës 17:30, është emisioni më i ri në Kohavision.
Në edicion nismëtar, Ulpiana Lama do të flas për autorët anonimë të letërsisë, për dëshirat e fshehura të njerëzve dhe emocionet tona për miqtë tanë ndaj të cilave ne nuk jemi të vetëdijshëm; për heronjtë e rremë, ideologjitë fetare universale që premtojnë parajsë për njerëzit, për shtrirjen globale të hiperdemokracisë dhe hipernacionalizmit dhe për pamjen që do të ketë bota në vitin 2050.
Sa larg mund të shkojë zilia mes shoqeve, si bëhet që njerëz të padenjë imponohen në shoqëri duke u hequr si heronj, sa e rrezikshme mund të jetë një shoqëri sektare fetare me pretendime politike, si mund të duket bota pa dominimin e Amerikës dhe sa përcaktuese do të jetë teknologjia në jetën politike në të ardhmen, janë vetëm disa prej temave për të cilat do të flas ajo në platformën e emisionit CODEX, njerëz nga bota e artit, shkencës, politikës, kulturës dhe medias, do të ndajnë përvojat e tyre të leximit me shikuesit.
-
Nga e diela, KTV-ja fillon me një emision për librin
-
Së shpejti në KTV një emision i veçantë për librin
-
Rexhepi: KTV-ja ka zgjedhur besueshmërinë dhe standardin para pëlqimeve në rrjetet sociale
-
“Gëzuar me KOHËN!” për festë e traditë
-
Në Kohavision, nis transmetimi i podcastit që drejtohet nga Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci