Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Desku” – emisioni i ri në Kohavision

E martë, e mërkurë, e enjte (20:00)

“Desku” është emisioni më i ri politik i Kohavisionit.

Nga 24 marsi, tri herë në javë, prej të martës deri të enjten, shikuesit e Kohavisionit do të jenë në shoqëri me një prej emisioneve që pritet ta ketë primatin e emisionit me më shumë ndikim në proceset politike e publike në Kosovë.

Me një format ndryshe, nën drejtimin e Agron Bajramit dhe Brikenda Rexhepit, për 90 minuta do të jeni në shoqëri me intervista e debate origjinale.

“Desku” do jetë emisioni i cili shikuesit do t’i mbajë afër me zhvillimet aktuale në skenën politike dhe jo vetëm, me materiale e rubrika të përgatitura nga gazetarët e deskut informativ të KOHËS.

Image