Skemës programore të Kohavisionit nga sonte do t’i shtohet një emision i ri. Magazina informative rajonale “Via Balcanica”, e cila do të pasqyrojë jetën e njerëzve dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen, vjen në ekranet e juaja çdo të diel nga ora 20:00.
“Via Balcanica” është emisioni më i ri në Kohavision, që do të mund ta ndiqni nga kjo e diel, në orën 20:00, i cili synon të pasqyrojë jetën e njerëzve dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.
Emisioni i parë trajton jetën me koronavirusin dhe ndryshimet që ka shkaktuar ky virus në përditshmërinë e kosovarëve.
“Via Blacanica” është magazinë informative rajonale, të cilën KOHA e bashkëprodhon me dy mediume të tjera nga rajoni, Vijesti në Mal të Zi dhe Oslobodjenje në Bosnjë-Hercegovinë.
Magazina rajonale do të transmetohet në të tria mediumet.
Në javët në vazhdim emisioni do të sjellë edhe rrëfime për sportistët dhe muzikantët kosovarë që kanë shënuar suksese gjatë këtyre viteve.